Një muze i rrethuar në tre anë të tij me ujë, i cili mban plot 900 vepra , do të hapet në Abu Dhabi të shtunën. Muzeu do të ketë 23 galeri, ku 600 vepra arti janë të blera e 300 të tjera i janë dhënë hua nga 13 institucion franceze.
Artistët variojnë nga Paul Gauguin dhe Vincent van Gogh, e deri te Pablo Picasso dhe Cy Twombly.


Mes veprave të ekspozuara është edhe një skulpturë e Auguste Rodin, një pemë gjigante bronzi me degë të pasqyruara, të quajtura “gjethe drite” nga artisti italian Giuseppe Penone, dhe 3 gravura në shkëmbinj që mbajnë tekste historike nga rajoni, nga Jenny Holzer, një artist amerikan neokonceptual.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face