Vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun, përkundër viteve dhe prurjeve të veçanta që ka realizuar deri më tani.

- SPONSOR -Smiley face

Fjala është për Adelina Ismailin, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej.

Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale dhe në Instagram ndiqet nga 140 mijë ndjekës.

Me këtë rast, ajo ka publikuar disa fotografi pranë bashkëshortit Val Krasniqit, ku duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit. Diva e muzikës shqiptare gjithashtu këto imazhe i ka shoqëruar me thënie mjaft domethënëse, dedikuar bashkëshortit të saj.

“Nuk dëshiroja të bie në dashuri, tërësisht. Por, ju më pas buzëqeshët. E dija që do të doja përgjithmonë”, ka shkruar në njërin nga postimet artistja Ismaili. “Gratë janë krijuar për të qenë të dashura, jo të kuptohen”, shkruan në tjetrin postim në insta story 39-vjeçarja.

 Adelina gjithashtu është duke e shijuar sukesin e këngës së fundit “Qikat”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Rina Balaj, dhe është përpunim i një prej projekteve të vjetra të saj.

- SPONSOR -Smiley face