Kanë kaluar 14 vite tashmë që nga lumturimi i Nënë Terezës,kur u mbajt më ,19 .Tetor.2003 në Vatikan, ku ajo u shpall nga Papa Gjon Pali II ,”E Lume”, Ajdin Sejdiu, bizesmeni i famshëm kosovar mbahet një ndër bizesmenët me një zemër tepër të madhe , tepër human dhe që ka ndihmuar dhe sponsorizuar shumë vepra humane dhe artistike ndër vite.

- SPONSOR -Smiley face

Një ndër veprat humane që ka lënë gjurmë në historinë shqiptare është sponsorizimi i titullit të Nënë Terezës, “E Lume”. Ishte një ndër veprat më humane ku Ajdin Sejdiu me dashamirësinë më të madhe e mbështeti fuqishëm nëpërmjet kontributeve të tij.
Sot Kosova dhe Shqipëria duhet të ndihen tepër krenare përpara këtij realiteti të shenjtë shqipëtar!

Sejdiu sot për mulliri.al shprehet se sponsorizimet e tij kanë qenë një ndër kënaqësitë e tij shpirtërore më të veçanta që ka sponsorizuar gjatë gjithë kohës së tij dhe që i ka bërë pa asnjë lloj interesi përfitues. Mund të përmend së pari sponsorizimin për koncertin e madh në Vatikan, për Nënë Terezën me dirigjent të orkestrës Ylli Leka.

Në këtë koncert u bashkua Kosova dhe Shqipëria dhe shumë figura të shquara të biznesit dhe të artit. Përveç mbështetjes së titullit ” E Lume”, kam sponsorizuar dhe librin e Nënë Terezës , “Teach me to love”, ku është botuar në disa gjuhë të huaja.

Ky libër u shpërnda në Vatikan falas ,ku pesë mijë kopje ju dedikuan pjesëmarrësve. Kam qënë edhe pjesë e sponsorizimeve edhe të shumë shoqatave ngritur në emër të Nënë Terezës në shtetin e Kosovës, Shqipërisë dhe Diasporës ,nga vitet 1982-2016. I kam bërë me dashurinë më të madhe këto sponsorizime, ku mbështetja ime ka qënë gjithnjë e pranishme dhe do të vazhdojë të jetë.

Ajo që më ka bërë përshtypje të madhe në të gjithë këtë histori ,ka qënë zgënjimi që kam marrë nga shteti Shqiptarë dhe ai Kosovar, nuk morra kurrë një dhuratë, fjalën:,”Faleminderit”.

Don Lush Gjergji ,miku im dhe njëkohësisht dhe organizator i lumturimit të Nënë Terezës ,sot e kësaj dite nuk është bërë kurrë i gjallë dhe nuk më ka falenderuar asnjëherë për mbështetjen që unë kam ofruar.

Nuk jam falenderuar kurrë as me një shkresë apo telefonatë, por prapë unë nuk mund të ndryshoj dot gjithçka në këtë botë, mendoj se kam lindur për të bërë vetëm mirë, përfundon Ajdin Sejdiu për mulliri.al.

 

- SPONSOR -Smiley face