Aksidentohet eskorta e Edi Ramës. Autokolona e mjeteve që janë drejtuar për në Korçë është përfshirë në një përplasje duke u shënuar 5 të plagosur. ”Faxweb” mëson se në aksident është përfshirë njëra makinë pjesë e autokolonës së qeverisë, nga të cilët janë 2 të plagosur. Nuk dihen ende emrat e tyre dhe cila prej makinave me saktësi ka pësuar aksidentin në afërsi të fshatit Çiflik. Të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në spital. Nga detajet marrë në spitalin e Korçës, njëri prej tyre është duke iu nënshtruar ekzaminimeve me dyshime për dëmtime në shtyllën kurrizore. Qeveria shqiptare do të zhvillonte një mbledhje me qeverinë e Kosovës në orën 16:00 në Korçë. Më poshtë janë pamjet nga aksidenti./faxweb

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face