Aktori Geoffrey Rush ka nisur tashmë një proces gjyqësor me gazetën Australiane “Daily Telegraph” pasi kjo e fundit botoi një shkrim në datën 30 nëntor ku e akuzonte aktorin për sjellje të pahijshme ndaj një kolegeje. Geoffrey është shprehur se raportimi i bërë ndaj tij i ka shkaktuar një dëm të pallogaritshëm dhe ka ulur ndjeshëm reputationin e tij. Por reagim ka patur edhe nga ana e gazetës. Botuesi i “Daily Telegraph”, Chris Dore këmbëngul se nuk ka bërë asnjë gabim dhe se gazeta do ta mbrojë pozicionin e saj në gjyq. Geoffrey Rush është një prej aktorëve më të mirë australian. Ai ka interpretuar në disa filma shumë të suksesshëm ku përmendim “Shine Elizabeth” dhe “The King Speech”.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face