Aktori i talentuar, Neritan Liçaj ka dalë kundër Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro nëpërmjet një statusi, ku shkruan plot guxim, pas lajmeve të shumta lidhur me Butrintin.

- SPONSOR -Smiley face

“E nderuara ministre e kulturës Kumbaro. Meqë vini nga bota akademike besoj duhet të dini se amfiteateri është arenë sportive e asaj kohe…antikitetit, ku zhvilloheshin ndeshje gladiatoresh dhe gara atletesh. Butrinti nuk ka amfiteatër, por teatër. Dhe të lutem mos ndërto gjë aty se e përdhunon atë magji me jehone mijravjeçare. Me shumë respekt dhe përulje, Neritani që ka interpretuar disa herë ne atë tempull ku ju keni shkelur si biznesmeno-politikano-administratore dhe mbase ndonjëherë edhe si vizitore, por asnjëherë si intelektuale me vlera të rralla e botës akademike…, se përndryshe nuk do e kishit bërë këtë proçkë, jo kryeministri tua kërkonte, por dhe Perëndia.”

- SPONSOR -Smiley face