Aktorja Bella Thorne ka zbuluar se është abuzuar seksualisht përmes një postimi në “Twitter”, ku tregon  se është një e mbijetuar e abuzimit seksual. Shkak i këtij zbulimi është bërë komenti i një ndjeksi, i cili ka shkruar në një fotografi të aktores: “Çfarë i ka bërë Disney kësaj vajze? Mendoj se ajo është dhunuar seksualisht”.Thorne i është përgjigjur komentit të tij: “Po jam abuzuar. Kështu që nuk ka qënë Disney”. Më vonë, ajo ka bërë një tjetër postim, duke shkruar: “Bota mund të jetë një vend i sëmurë ndonjëherë”. Pasi kanë mësuar lidhur me fatkeqësinë e saj. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur 20-vjeçaren.

- SPONSOR -Smiley face