“E kam pasur shumë të vështirë. Nuk e di se peshoj, nuk jam peshuar që nga mosha 12-vjeçare”, kështu është shprehur aktorja e “Titanic”, Kate Winslet, kur është pyetur se sa peshon. Trajnerët personal të fitnessit e kanë shfrytëzuar këtë deklaratë të aktores hollivudiane për të shtuar numrin e personave që merren me aktivitet fizik, si edhe i kanë këshilluar këta të fundit të mos përpiqen në mënyrë të vazhdueshme që të kontrollojnë numrin e kilogramëve.

- SPONSOR -Smiley face

Aktorja gjithmonë duket bukur me peshën trupore që ka, por asnjëherë nuk është kujdesuar apo të jetë e fiksuar pas heqjes së kilogramëve. Nisur nga kjo, një trajner palestre ka thënë: “Fokusohuni te ndërtimi i muskujve dhe rritja e peshës së tyre, e cila në kombinim me dietën, që bazohet në zvogëlimin e konsumimit të karbohidrateve dhe rritjen e marrjes së proteinave dhe yndyrave të shëndetshme , është mënyrë e shkëlqyeshme për humbjen e yndyrave trupore”.

- SPONSOR -Smiley face