Naya Rivera është arrestuar nën akuzën e dhunës ndaj bashkëshortit në Ëest Virginia. Rivera është aktore e njohur nga telenovelat. Policia është telefonuar nga një shtëpi në Chesapeake lidhur me situatën e dhunimit. Kur ata kanë mbërritur në shtëpi, bashkëshorti i Naya, Ryan Dorsey ka thënë se Rivera e ka goditur në kokë dhe tek buza e poshtme ndërkohë që kishin dalë shëtitje me djalin e tyre. Dorsey i ka dorëzuar policisë telefonin, i cili kishte videon e dhunës, gjë që solli arrestimin e Rivera. Maksimumi i dënimit për dhunë është 1 vit ose një gjobë mbi 200 dollarë.

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face