Aktorja e njohur Amber Heard vazhdon luftën e saj ndaj ish bashkëshortit të saj aktorit Johnny Depp. Ajo ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar që nga dhuna fizike nga e cila friksohet se mund të vdiste dhe tek dhuna psikologjike.
“Pinte gjithë natën dhe drogohej. Kur u zgjova në një mëngjes, ai më priti dhe filloi të më ngacmojë. Atë ditë më goditi disa herë, më pështyu dhe më goditi me shishe. Kisha frikë për jetën time”- tha aktorja në një intervistë. Ndërsa nga ana tjetër, Johnny Depp jo vetëm që nuk i ka pranuar akuzat por e ka hedhur edhe në gjyq aktoren duke i kërkuar 50 milionë dollarë si dëmshpërblim për shpifje, dëmin moral dhe prishjen e imazhit. Akoma nuk janë zhvilluar seancat gjyqsore nga të cilat do kuptojmë dhe se kush ka të drejtë.

- SPONSOR -