Si është marrëdhënia jote me partnerin në spektaklin “Dance With Me”?

Në “Danse With Me” nuk kam një partner stabël. Ne angazhohemi të mësojmë të kërcejnë profesionalisht të gjithë personazhet VIP të kastit. Në punën me ta përpiqem të jem strike dhe ndonjëherë e rreptë, në mënyrë që të japin më të mirën e tyre dhe numri të jetë i arrirë.

Si është marrëdhënia me konkurrentët e spektaklit?

Raportin me të gjithë konkurrentët e kam të mirë, përpiqem t’i qëndroj korrekte punës, ndaj edhe nuk kam afrimitet të tepruar me të gjithë. Por nga viti në vit, kemi dhënë dhe marrë nga njeri-tjetri, për shkak se ato janë të fushave të ndryshme, dhe kanë ndarë eksperiencat e tyre me ne.

- SPONSOR -Smiley face

A është e vështirë puna me një artist që “nuk ia thotë shumë” nga baleti?

Është një sfidë në vetvete puna me ta. Është e vështirë, por dhe e bukur! Kur ia del të shohësh që performojnë aq bukur, mbushem me emocion… Bëjmë punë të vazhdueshme dhe tepër intensive për të mbërritur në nivele të larta profesionale.

Duke përmendur edhe eksperiecat e mëparshme, do veçoje ndonjërën prej tyre? Ku e ke parë veten më mirë?

“Dance With Me” patjetër që është një eksperiencë e mirë, ndër më të mirat që më ka vlejtur aq shumë. Për të gjithë koloritin që më ka ofruar, të ndryshmen nga viti në vit, punën intensive… Mendoj që më ka nxitur të jap më të mirën time.

Si nis dhe përfundon një ditë e jotja?

Angazhimi në “Dance With Me” gjithmonë më lë pak kohë për familjen e miqtë… Por patjetër që rutinën e përditshmerisë, përpiqem ta thyej. Dua që çdo ditë ta kem ndryshe nga tjetrën.

Çfarë di të bësh tjetër po aq mirë sa kërcimin?

Aq mirë sa balerinën do të bëja aktoren. E adhuroj që të eksperimentoj në këtë fushë, më pëlqen. Shpresoj që në një të ardhme të kem mundësinë ta provoj veten edhe në këtë dimension.

Film apo libër, cilin do zgjidhje?

Do preferoja filmat. Shoh shumë filma, dhe mendoj që nga çdonjeri prej tyre mund të mësosh e të kuptosh më shumë rreth botës dhe kulturave të ndryshme.

I ndjek aktivitetet kulturore në kryeqytet?

Më pëlqen t’i ndjek. Tirana sot ka mundësi të pafundme për të mbushur kohën e lirë, me aktivitete interesante. Kur kam kohë organizohem dhe shkoj.

Synimet e tua për të ardhmen?

Një karrierë e suksesshme dhe me këmbë në tokë. Punë e palodhur dhe intensive për të skalitur të pathyeshëm imazhin e një balerine profesioniste.

- SPONSOR -Smiley face