Albano Bogdo, aktori i “Apartamentit 2XL” ka rrëfeyer se në fëmijëri ka rënë pre e bulizimit, dhe sot ky është një fenomen shumë i përhapur, pasi ky shqetësim po prek si të rinjtë adoleshentë, edhe të vegjlit në shkollat fillore. Albano përmes një postimi në Facebook ka ndarë me miqtë e tij virtualë një histori nga fëmijëria e tij, duke dhënë një mesazh të fortë për të gjithë fëmijët. Albano tregon se si ia doli mbanë nga lufta e përditshme me të fortët e lagjes.
Postimi i plotë

- SPONSOR -Smiley face

Më bëri të mendohem pak kjo puna e bulizmit. Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, bulizmi nuk ishte vetëm verbal. Ishte kryesisht fizik. Cdo lagje apo shkollë, kishte 5 apo 6 t fortë, që të qëllonin sa herë të donin. Cfarë bera une? Krijova një shoqatë? Bera thirrje për ndihmë? Qava se më shanë apo meë qëlluan? Aspak. U bëra shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan ditën që linden( shaka). Mbarova shkollën, u bëra ky që jam sot, dhe ish bulistat( sa emer qesharak) më marrin në tel dhe më thonë se e kanë për nder që janë nga i njëjti qytet me mua. Zgjidhja nuk është hakmarrja. Zgjidhja nuk është ankesa, apo qurravitja. Zgjidhja është të besosh në veten tënde, ose të kesh 45 kushërinj të parë sic kisha unë dhe s’te ngacmon njeri.”

- SPONSOR -Smiley face