Na ndodh shpesh që të nxitohemi dhe të veshim papuçet ndryshe nga njëra-tjetra  por ajo që na tregoi Alketa këtë herë është e pafalshme. Syri i mprehtë i Mulliri.al vuri re diçka që në fakt nuk duket bukur për një “nikoqire” . Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu postoi një foto në InstaStory ku na tregoi se i kishte veshur papuçet ndryshe.

Duke u Ngarkuar...

“Tani e kuptova sa bukur i paskam veshur papuçet në shtëpi!”- shkroi ajo. Por nëse shihni me kujdes papuçen ngjyrë rozë do shihni se ka dy pika vaj. Ky detaj nuk duket fort bukur pasi tregon papastërti për dikë. Por me siguri që moderatorja nuk e ka vënë re përpara se ta postonte, se po ta kishte vënë re s’do e kishte postuar foton në këtë gjëndje. Epo kujdes herën tjetër Alketa, ti duhet të jesh shëmbull për femrat e tjera !

 

 

- SPONSOR -