Pas publikimit të një fotografie nga aktori Julian Deda disa ditë më parë ku ai fliste për largimet e aktorëve që themeluan spektaklin e humorit “Portokalli”, dhe akuzonte regjisorin e spektaklit, Altin Basha si arrogant dhe shkaktar të këtyre largimeve, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

- SPONSOR -Smiley face

“Fakti që këta individë janë larguar, nuk do të thotë se janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Nga ai grup aktorësh që përmenden aty, rasti nuk i ngjan rastit. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë Shqipërisë, dikush ka dashur të studiojë, dikush e ka parë veten si një individ të zot për të bërë emision më vete dhe sigurisht ka edhe individë që janë larguar për probleme të disiplinës dhe të keqmenaxhimit të raportit të tyre në emision. Përpjekja për ta përmbledhur të gjithë këtë historinë e largimeve tek emri im, është problem personal, gati-gati patologjik. Po unë do ta toleroj se nuk merrem me individë që lehin rrugëve as nëpër portale.”

Këtë reagim Basha e bëri në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku ishte ftuar për të folur mbi nisjen dhe risitë që do të sjellë sezoni i ti i spektaklit “Portokalli”.

 

- SPONSOR -Smiley face