Alvaro Selimaj e ka nisur ditën e tij sot me postimet e Premirës “Rewind” Balet nga dr.Riselda Sejdija. Një tjetër balerinë nga Universiteti i Arteve ku studion për koreografi në vitin e dytë është shprehur krahas fotove në profilin e tij të instagramit  për baletin “Rewind” se ishte një tërmet artistik që ndodhi në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.

- SPONSOR -Smiley face

Alvaro Selimaj kishte një rol tepër të veçantë në “Rewind”. Poema “I Burgosur” nga libri “Shpirti Kalendar i Mullirit” me autore dr.Riselda Sejdija , u interpretua në teknikat jazz nga balerini Alvaro Selimaj përreth 6 minuta në skenë. Alvaro pas interpretimit të aktores Delinda Zhupa arriti të shprehte me gjuhën e trupit të gjithë poemën dramatike.

Kjo performancë e Alvaros përloti publikun dhe e çoi atë të gjithin në këmbë. Alvaro Selimaj përpara se të vinte për të konkuruar në Universitetin e Arteve ka qenë pjesë e një kompanie të baletit kontemporan në Spanjë.

Alvaro pas një eksperience të bukur që kaloi në projektin “Rewind” ,nuk harroi të shkruante sot në postimin e tij edhe këto fjalë; “I Burgosur “Një poemë që e cila u zhvillua në teknikat jazz-contemporary nga koreografja dr.Riselda Sejdija dhe me ndërthurjen e aktrimit nga aktoria Delinda Zhupa e cila dha efektet e saj. Pra natën e 4 Korrikut në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve pati tërmet, një tërmet që u realizua nga të gjitha emocionet dhe puna që ne dhuruam. Ndihem i lumtur që mu besua një tematikë shumë delikate dhe shumë emocionuese. Shpresojmë t’ju kemi kënaqur pafund dhe shumë faleminderit për të gjithë të ftuarit që morën pjesë në shfaqe, stay tuned ky ishte vetëm fillimi”,përfundon Alvaro Selimaj, transmeton mulliri.al.

- SPONSOR -Smiley face