Publicistja dhe shkrimtarja Flutura Açka I ka bërë një thirrje publike Ministres së Kulturës dhe Kryeministrit të vendit për ta sjellë Robert Elsie të prehet në Shqipëri me gjithë nderimet që meriton. Açka thotë se Elsie ka lënë amanet dhe Shqipëria duhet ta presi këtë njeri që I ka falur veç vlera kulturës. Statusi i saj:

- SPONSOR -Smiley face

“Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!”

 

- SPONSOR -Smiley face