Poeti Albi Lushi, në faqen e tij në Facebook ka komentuar lidhur me një dëshirë të ambasadorit Donald Lu. Ai shkruan në letrën e hapur se e keqja e Shqipërisë nuk janë peshqit, por ky lluc i madh me plot “ngjala” që lëvizin nëpër skutat më të virgjëra të realitetit dhe ushqejnë hegjemoninë tonë me gene të trashëguara.

- SPONSOR -Smiley face

Statusi i plotë:

Donald Lu shprehu dëshirën që të hajë “peshkun e madh”! 
Ti bëjë mirë!
Ambasador, e keqja e Shqipërisë nuk janë peshqit, por ky lluc i madh me plot “ngjala” që lëvizin nëpër skutat më të virgjëra të realitetit dhe ushqejnë hegjemoninë tonë me gene të trashëguara.
Ambasador Lu,a je i bindur se nuk je ftuar asnjëherë në dreka e darka qeverisëse apo opozitare me “peshq” e ” ngjala” të mëdhenj e të vegjël?!
A beson vërtet se Shqiptarët do e hajnë sërish “karremin” diplomatik?! 
Donald, meqenëse je dashamirës i proverbave tona, po të them miqësisht…”Qeni që leh nuk të ha…”

- SPONSOR -Smiley face