Çifti i këngëtarëve, Miriam Canid he Alban Skënderaj kanë sjellë premierë këngën e tyre më të re “Dhurata”, të cilën ia dedikojnë vajzës së tyre Ameli, në ditën e saj të linjdes, e njëherësh në ditën e Flamurit. “Gëzuar Ditëlindjen zemra e mamit. Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturinë tënde. “Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë.” Gëzuar shpirt me këtë kënge ty dhe çdo prindi, fëmijë e çdo shqiptari kudo në botë”, shkruan Miriam Cani. Edhe stafi i Mulliri.al i uron ditëlindjen të voglës Ameli…

- SPONSOR -Smiley face

“Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojmë me zemër që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak edhe për ty. Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjithëve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja”, shkruan Albani.

- SPONSOR -Smiley face