Prej dy vitesh çifti më simpatik i showbiz-it është në proces divorci dhe gjithë ktë kohë ata nuk kanë gjetur gjuhën së bashku. Pak ditë më parë u tha se Angelina Jolie dëshironte që të rikthehej me Brad Pitt dhe një burim u shpreh për “The Sun” se ajo ja kishte bërë të qartë ish bashkëshortit se ajo do që të ribashkohen. Por çfarë vendosën ata zyrtarisht ?

Duke u Ngarkuar...

Që prej ditës së sotme Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë beqarë ! Ata vendosën që të divorcohen dhe të ruajnë marrëdhënien vetëm për hir të fëmijëve të tyre. Akoma nuk është bërë e ditur se me kë do shkojnë fëmijët dhe se sa miliona ka shkuar shifra e divorcit por një gjë është e sigurt që tani çifti më simpatik në botë nuk është më bashkë.

Ndërsa tani që janë beqarë, burime të ndryshme kanë thënë se Brad është në një lidhje me aktoren e njohur Charlize Theron ndërsa Angelina u përfol për një rikthim me Colin Farell.

 

- SPONSOR -