Kaluan 12 vite së bashku, dhe ishin çifti që e adhuronin të gjithë. Por Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj, Brad Pitt firmosën divorcin në shtator të 2016-s, duke thyer njëherësh zemrat e fansave. 42-vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë se besonte se nëse do të punonte bashkë me Brad Pitt në projektin e filmit “By The Sea” të 2015-s, mund të zgjidhte problemet e tyre në çift e mund t’i ndihmonte ata që të komunikonin më mirë. “U njohëm duke punuar dhe punonin mirë bashkë. Unë doja që të bënim punë serioze bashkë… Mendoja se do të ishte një mënyrë e mirë për ne që të komunikonim”, ka thënë ajo për reporterin e “The Hollywood”, Awards Chatter.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face