Aktori i famashëm Antonio Banderas u nda nga Melanie Griffith në vitin 2015 pas gati 20 vjet martesë. Por aktori gjithmonë do e dojë ish-gruan e tij të dytë. “Melanie nuk është më gruaja ime, por unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë,”-tha 59-vjeçari për People. “E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime”. Banderas dhe Griffith janë prindër të një vajze 23-vjeçare, Stella e cila thotë se ka trashëguar nga prindërit e saj kreativitetin e tyre.

“Nëse do të kisha një jetë të dytë, unë do të doja të ndaloja atje. Ndoshta vajza ime është jeta ime e dytë,”-tha aktori. Banderas, fituesi dy herë i cmimit Emmy ndihmoi Griffith të rriste vajzën e saj Dakota Johnson, që e kishte me burrin e parë Don Johnson dhe djalin Alexander Bauer, të cilin e kishte me burrin e dytë Steven Bauer.

- SPONSOR -Smiley face

“Unë isha aty për ta sepse e doja nënën e tyre dhe ata ishin pjesa më e rëndësishme e asaj që erdhi me Griffith,”-shtoi Banderas. “Shumë shpejt ata e kuptuan këtë. Më quajtën Paponio, një përzierje mes Baba dhe Antonio”. Ylli i Hollywood vazhdon akoma të kalojë pushimet me 59-vjeçaren dhe të gjithë fëmijët e tyre.

 

- SPONSOR -Smiley face