Apple, kompania e madhe amerikane e teknologjisë po punon per një përditësim të iPhone SE, model të cilin e ka lancuar fillimisht në mars te vitit 2016. SE, duke qëndruar për “Special Edition”, nënkupton një opsion më të vogël dhe më të lirë në gamën e telefonave  të Apple, dhe mendohet se versioni i përditësuar do të vazhdoj në një dizajn të ngjashëm me një ekran 4“, me çmim rreth 350 Paund. Lancimi vjen pasi Apple ka nxjerre ne treg iPhone-in e tyre më të shtrenjtë, iPhone X, i ridizejnuar, pa butoni “home”.
- SPONSOR -Smiley face