Arabia Saudite ka ndaluar të huajt që të hyjnë në vend për të vizituar dy vendet e shenjta- Mekën dhe Medinën. Miliona njerëz vërshojnë te këto dy vende pelegrinazhi.

Vendimi vjen pas përhapjes së koronavirusit. Arabia Saudite nuk ka ndonjë rast të konfirmuar. Vendi mirëpret miliona pelegrinë, por kulmi arrin gjatë Haxhit, që këtë vit fillon në korrik. Ende nuk dihet sa do të zgjasë ky izolim. Presidenti indonezian tha se e respektojnë këtë vendim, por ai shtoi se duhej bërë një përjashtim për pelegrinët indonezianë. Indonezia është vendi me më shumë myslimanë në botë. Rezultati i imazhit për mecca

- SPONSOR -Smiley face