Arbana Osmani njihet për thjeshtësinë, klasin dhe sharmin që e karakterizon. E qeshur gjithmonë Arbana të bën për vete, prandaj është dhe nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku. Kjo vere për të ishte plot aventura, pushime luksoze dhe mbi të gjitha qejf për të , shkruan mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face

Arbana është ndalur në Francë, ku u shfaq krah Shakohoxhës në stadiumin Stade de France për të përshëndetur tifozët shqiptarë atje. Por Arbana nuk shkoi në Francë vetëm për ndeshjen por edhe për pak shopping.

Moderatorja e njohur ka vizituar Galerinë “Lafayette” ku zgjodhi koleksionin e fundit të Dior dhe për më tepër në një dhomë private vetëm për të. Pse blerje në tjetër nivel? Epo jo kushdo e ka mundësinë të blejë koleksionin e ri të Dior në një dhomë private dhe të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm .

Me siguri që Arbana ka bërë zgjedhjen e duhur dhe shpresojmë t’ja shohim së shpejti të veshur.


Arbana Osmani do rikthehet në ekran së shpejti me dy super projekte të reja, “Big Brother VIP”dhe “Dua të të bëj të lumtur”, dy emisione popullorë dhe që të gjithë mezi po i presim.

- SPONSOR -Smiley face