Moderatori i “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani ka publikuar një fotografi në Facebook me adashin e tij, nenkampion që përtej vështirësive është krenar që është shqiptar.

- SPONSOR -Smiley face

Statusi i plotë:

Arbër Çërçizi nënkampion i saposhpallur i Europës në peshëngritje!! Ai thotë se nëse do të kishte edhe mbështetjen më minimale nga strukturat e shtetit do ti kishte dhuruar Shqipërisë medaljen e artë! A e dini sesa është buxheti total vjetor për sportin e peshëngritjes, që i ka dhuruar Shqipërisë më shumë medalje se çdo sport tjetër?! 55 mijë euro në total! Sa makina e një deputeti të parlamentit shqiptar! Aktivitete, ushqim, stërvitje, transport, promovim vetëm 55 mijë euro në total! Nëse çuditeni akoma pse Pirro Dhima zgjodhi Greqinë në 91′, atëherë mos u çudisni nga këta djemë që në 2017 stërviten akoma në kushte mjerimi mbeshtetjeje financiare! Urime Arbër dhe përgëzime që përtej të gjithë vështirësive arrite të mbrosh ngjyrat e vëndit tënd që nuk të meriton!

- SPONSOR -Smiley face