Moderatori dhe autori i programit “Zonë e lirë” Arian Çani njihet nga të gjithë për uniformën e zezë që e karakterizon. Gjatë gjithë këtyre viteve në drejtimin e emisionit të tij ai ka ruajtur gjithnjë të njëjtin imazh si në veshje, ashtu edhe në look, por mesa duket ka ardhur koha që Çani të sillte diçka të re në look-un e tij.

Sot në hapjen e emisionit të gjithë u surprizuan kur panë moderatorin që kishte lënë mustaqe.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo duhet pranuar që është një risi. Megjithse vetë moderatori u shpreh se i kishte lënë mustaqet për solidaritet ndaj atyre që iu ishte përmbytur prona apo makina ditën e djeshme. Nuk dihet nëse kjo ishte një shaka apo Ariani do t’i mbajë mustaqet edhe në vazhdim.

- SPONSOR -Smiley face