Shtatë ditë më parë reperi i njohur Mac Miller u gjend i vdekur në banesën e tij. Ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Pasi postoi një foto të ish të dashurit të saj ditën e vdekjes pa asnjë koment, Ariana Grande ka thyer heshtjen me një postim tëpër prekës. Ajo ka publikuar një video të reperit ku shfaqej tepër I lumtur dhe ishin duke darkuar së bashku.


“Të adhuroja që prej ditës kur u takuam për herë të parë kur isha vetëm 19 vjeç dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu.Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide, transmeton mulliri.al. Ne folëm shumë për këtë! Kaq shumë herë! Jam shumë e inatosur, shumë e acaruar dhe nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë. Mbi gjithçka dhe këdo. Më fal që nuk munda të të ndryshoj ose të të kisha lehtësuar dhimbjen. Doja me shpirt! Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoj. Uroj të jesh mirë tani. Prehu në paqe.” – shkruan krahas videos këngëtarja Ariana Grande./mulliri.al

- SPONSOR -