Shumë vepra botërore janë shkruar në emër të dashurisë, sakrificës dhe dinjitetit. Por ajo që nuk dimë shpesh është arsyeja apo pasioni që nxiti këta autorë për të shkruar. Së fundmi është mësuar se disa prej autorëve më të mëdhenj kanë qenë nën efektin e kokainës kur kanë shkruar “perlat” e tyre.

Stephen King

- SPONSOR -Smiley face

Stephen King nuk e fsheh faktin që shumë prej veprave të tij u shkruan nën efektin e kokainës. Në një intervistë ai thotë se konsumonte kokainë nga viti 1978 deri në 1986, kohë në të cilën ai shkroi rreth 10 novela.

Ken Kesey

Ken Kesey punoi si asistent psikiatër në një spital në vitin 1959. Ai mori pjesë në disa eksperimente, ku trajtohej trupi i njeriut pas përdorimit të LSD. Në vitin 1964 ai realizoi një revolucion në SHBA, ku krijoi një grup që konsumonte vazhdimisht LSD.

Jean-Paul Sartre

Sipas Annie Cohen-Solal, që shkroi biografinë e ekzistencialistit të madh Jean-Paul Sartre, dieta e tij e përditshme ishte: 2 pako cigare, një çift tubash duhani, 1/4 shishe pije alkoolike, 200 miligramë amfetamine, 15 gram aspirina, një paketë barbiturate, dhe rreth 20 cordran (një përzierje e amfetaminë dhe aspirina). Shkrimtari vdiq në moshën 74 vjeçare.

 

- SPONSOR -Smiley face