Rob- artisti që bën mrekullira. Ai është 32 vjeç, meksikan dhe drejton një sallon bukurie për meshkuj në San Antonio, Texas. Deri këtu s’ka asgjë të vecantë, por nëse i hidhni një sy punëve të tij, do të ngeleni të mahnitur. Kjo sepse  Rob realizon portrete personash të famshëm në kokat e klientëve të tij.
2 Pac, Jay-z, Eminem, Flloyd Mayweather, Bob Marley etj janë disa nga personazhet që Rob i ka portretizuar aq mjeshtërisht.

Gjithashtu ai bën edhe portete me rërë ose barut ku mund të permendim atë të Adele, Kim Kardashian, Kanye West, Pablo Escobar etj.
Ky talent ka bërë që Rob të këtë rreth 503 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram dhe të shërbejë si imazh i firmës së produkteve të kujdesit për flokë Babyliss. Për më shumë hidhini një sy fotove më poshtë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face