Franko Dine është artisti i fasadave, që i ka rikthyer ngjyrat kryeqytetit, me
imazhet që “stampon” në hapësirat murale boshe. Është po aq kërkues sa edhe i
talentuar. Nuk është dorëzuar asnjëherë, edhe pasi ka parë vetëm 24 orë pasi ka
realizuar një graffiti, që persona të paidentifikuar ia kanë fshirë. Edhe pse është i
vetëdijshëm që ka ende njerëz që nuk e kuptojnë dhe vlerësojnë artin e tij, ai është
zotuar se do të kontribuojë në Shqipëri. Duket se ia ka arritur qëllimit, pasi dita-
ditës qytetarët po e pëlqejnë punën që ai bën. Në këtë intervistë për mulliri.al, ai na
tregon fillimet e tij, që në kohën kur ishte student në Universitetin e Arteve, pas
përfundimit të studimeve e deri tani. Ëndrra e tij është që të realizojë grafiti në një
fasadë muri gjigante…

Franko, je i vetmi ndër artistitët që ke lënë gjurmën tënde në muret e
Shipërisë, dhe identifikohesh. Je krenar për këtë?

Po, sigurisht që kjo gjë më bën të ndihem krenar, është një ndjesi e bukur!

Nuk je mjaftuar vetëm me muret e Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Na zbulo
disa detaje…

- SPONSOR -Smiley face

Tani unë jam pjesë e një grupi të street art në Itali, por dhe kam bashkëpunim
shumë të mirë me artistë të tjerë ndërkombëtarë. Puna e fundit ishte në San Cataldo
dhe ishte një eskperiencë e mirë, pasi njoha artistë shumë të njohur në botë.

Si e kanë pritur italianët veprën tënde?

Puna u prit mirë, në fillim më panë me një sy tjetër pasi nuk kishin dëgjuar për
“Street Art” në Shqipëri dhe ju dukej pak çudi që një street artist shqipëtar ishte i
pranishëm në festivalin e street art-it ndërkombetar, por më pas ndryshuan mendim
kur panë punën dhe kur unë fillova të flisja për këtë lloj arti.

Nëse do të riktheheshim pas në kohë, çfarë do të na rrëfeje nga fillimet e tua?

Ato fillime…, kanë qenë fantastike! Ajo që më ka ngelur më shumë në mendje
është ikja nga qentë që njerëzit i lëshonin se më konsideronin si hajdut dhe unë duke mos ditur shumë mirë rrugët e Tiranës futesha në një rrugicë tjetër që përsëri
më dilnin qentë. (qesh)

Sa ka ndryshuar jeta jote artistike?

Jeta ime artistike sigurisht që ka ndryshuar shumë dhe do të vazhdojë të ndryshojë
gradualisht, për pozitivisht.

Fakti që ke pasur mbështetjen e bashkisë për të realizuar artin tënd, të ka
ndihmuar?

Sigurisht që ka ndikuar shumë, për mua por edhe për disa artistë në vende të tjera
në botë, bashkia është si “vëllai i madh”.

A ka ndryshuar mendimi i njerëzve lidhur me grafitit, apo vazhdojnë të
mendojnë se figurat “zhgaravisin” muret?

Duhet edhe pak kohë që njerëzit të kuptojnë artin e rrugës, dhe duke i ofruar ditë
pas ditë imazhe nëpër qytet ata do të mësohen, por duke e krahasuar me disa vite
më parë sigurisht që ka ndryshuar.

Më përpara, imazhi që unë bëja nuk rezistonte shumë. Sot, puna ime qëndron për një kohë më të gjatë pa u prekur nga njerëzit.

Ke planifikuar vendin dhe kur do e realizosh grafitin më të madh që është
realizuar ndonjëherë në Shqipëri?

Po, kjo është dëshira ime më e madhe, pasi është si ajo ndeshja më e rëndësishme e një boksieri që do të marri titullin “Kampion”. Ashtu është edhe fasada për një “artist të rrugës”, fasadë gjigjante, ku në mendjen tënde është gjithmonë fraza
“Unë do të jem KAMPIONI”.

- SPONSOR -Smiley face