Të performosh në “MTV VMA”, në një skenë ku ka performuar Michael Jackson, Beyonce, Rihanna,Whitney Huston, Lady Gaga dhe shumë të tjerë është padyshim një nga momentet më kulminante në karrierë. Dhe këtë gjë e ka arritur shqiptarja jonë AVA Max apo siç ja emrin në shqip, Amanda Koçi.  Ava Max, përmes një videoje në Instagram, ka konfirmuar se do të performojë në “MTV Video Music Awards”. Në videon që  ndau me ndjekësit, këngëtarja shfaqet bashkë me ekipin e saj duke u përgatitur për performancë. Po ashtu Ava është nominuar për çmim në kateogrinë “Artistja më e mirë e re”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face