Ashley Graham foli hapur rreth pasigurive të trupit që ka përjetuar gjatë shtatzënisë. Modelja tregoi me krenari në mediat sociale gjithë periudhën e rritjes së bebit në barkun e saj. Dhe në një intervistë Graham ndau detaje në lidhje me “luftën e saj” për të mbetur pozitive pasi trupi i saj filloi të ndryshonte. “Unë gjithmonë kam pasur kontroll mbi trupin tim, edhe kur të gjithë të tjerët kanë dashur të ndryshojnë këtë, unë e mora kontrollin e plotë mbi të. Por kisha një jetë brenda meje që thoshte: Nuk është më i yti, është trupi im,”- tha ajo për Vogue.

Bukuroshja brune pranoi se pengesa e parë që kapërceu ishte shtimi i peshës. “Ndihesha sikur nuk kisha njeri për të biseduar. Unë po fitoja peshë shpejt dhe u ndjeva vetëm,”- tha Graham për revistën e modës. Falë këshillave nga stilistja e saj, Graham filloi të zinte shoqëri me gra shtatzëna. Nuk kaloi shumë derisa modelja gra që i ofronin këshilla rreth shtatzënisë dhe lindjes. “Tani kam 9 shoqe shtatzënë,”-zbuloi ajo. Megjithatë, Graham theksoi se shtatzënia paraqet sfida të reja, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit. Ndërsa muajin e kaluar zbuloi për “The Ellen DeGeneres Show” se po pret një djalë. “Unë nuk di asgjë për djemtë, kështu që jam e emocionuar,”-përfundoi modelja.

View this post on Instagram

Bumping this to the top of your feed

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face