Si asnjëherë më parë astrologia e famshme Suzan Miller ka hyrë live në “Instagram” dhe ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj”. Ajo ka folur mbi çështjen e pandemisë që ka përfshirë të gjithë botën dhe shprehet se shkaku kryesor i shpërthimit të këtij koronavirusi ka qenë takimi i Plutonit me Jupiterin. Astrologia tregon se këto ditë ka lexuar dhe studiuar shumë libra dhe ka dalë në përfundim se Plutonit dhe Jupiterit takohen një herë në 13 vite dhe fuqia e tyre e ka krijuar koronavirusin. Kjo nuk do të thotë se ritakimi i tyre sa herë do të shkaktojë viruse.

 “Jam përpjekur të shoh diçka të mirë sepse të lindurit në ditët kur takohet Plutoni dhe Jupiter janë të gjithë njerëz shume të suksesshëm. Si Bill Gates, Martha Stjuart, Britney Spears, e shumë emra të tjerë. Por në këtë rast është ndryshe. Plutoni dhe Jupiteri janë bashkë që në muajin janar. Ata do të shkëputen në 26 maj për t’u ritakuar sërish në tetor dhe ikën pas 11 dhjetorit. Prandaj besoj që vera ku do kujtojmë se koronavirus iku dhe s’ka më pandemi do të jetë e përkohshme. Virusi do kthehet sërish dhe ky nuk është viti ku ne mund të bëjmë shumë jetë sociale në grupe. Më 5 korrik do të ketë një eklips. Eklipsi nënkupton ndryshime, por që nuk do të thotë që janë gjithmonë pozitive. Lidhur me pandeminë duhet që të jemi të sigurt për vendimet që do të merren”, shprehet Suzan Miller.

- SPONSOR -Smiley face