Një studim i ri ka zbuluar se ata që flejnë më pak se 6 orë çdo natë janë dyfish më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Rezultatet e hulumtimit kanë zbuluar se individët me sëmundje ekzistuese si shtypja e lartë e gjakut apo tipi 2 i diabetit janë dyfish më të prirë të vuajnë nga sulmet fatale të zemrës ose të trurit nëse i bëjnë më pak se 6 orë gjumë gjatë natës. Mungesa e gjumit gjithashtu lidhet me probleme të harresës, stres, disponim të ulët, me rritje të rrezikut për mbipeshë, diabet, me probleme respiratore, etj. Studimi po ashtu ka zbuluar se mungesa e gjumit u rrit  shanset individëve me sëmundje të zemrës që ta zhvillojnë edhe kancerin. Vlen të preket se ky studim është publikuar në. “Journal of the American Heart Association”.

- SPONSOR -Smiley face