Australia bën zbulimin e rëndësishëm në fushën e mjekësisë, shkencëtarët gjejnë kurën për kancerin e mitrës. Studiues nga Universiteti Griffith në Queensland në Australi kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm në fushën e mjekësisë. Kërkuesit kanë përdorur një teknologji që ndryshon gjenet dhe shënjestron tumoret qafës së mitrës tek minjtë.

Drejtuesi i këtij studimi, profesori Nigel McMillan u shpreh se kjo është kura e parë për kancerin që përdor këtë lloj teknologjie. Minjtë që u përdorën gjatë testeve patën 100 për qind shanse mbijetese duke rritur kështu shpresat për gratë te diagnostikuara me këtë lloj kanceri. Kjo “vegël” e njohur si CRISPR-Cas9, injektohet me nanogrimca në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit, transmeton Mail Online.

- SPONSOR -Smiley face

Këto nanogrimca më pas kërkojnë për gjenin E7 i cili bëhet shkak për shfaqjen e kancerit dhe e ndajnë në dysh. Pasi riparohet, ajo nuk i njeh më qelizat e tjera kanceroze dhe kështu gjenerohen qeliza të shëndetshme. “Kjo është si t’i shtosh disa shkronja shtesë një fjale që kontrolluesi i drejtshkrimit të mos e njohë më. Kancerit i duhet ky gjen për t’u prodhuar, pasi ai editohet, kanceri zhduket”, shpjegon McMillan.

- SPONSOR -Smiley face