Është bërë e udhës që me afrimin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, personazhe të njohur vishen si “Santa Klaus” dhe pozojnë foto. Këtë gjë e ka bërë edhe këngëtarja Alida Duka, motra e Stines, e cila ka sjellë atmosferën e festave në instagramin e saj. Ajo ka postuar foto ku shfaqet e veshur si “Santa Klaus”, por ndryshe nga ai tradicional ajo duket tepër seksi nga modeli i veçantë i fustanit. Pra, “babagjyshi seksi” i Alidës zbriti në qytet.

- SPONSOR -Smiley face