Ksaj i themi festë surprizë ne ! Babai i Dua Lipës Dukagjin Lipa apo i njohur si Duki ka festuar mesantën e sotme ditëlindjen e tij të 50-të. Familjarët dhe miqtë e tij kishin përgatitur një surprizë tepër të bukur, një party në shtëpi. Sapo Duki futet në shtëpi gjen familjarët dhe miqtë e tij më të mirë dhe Dua Lipa i çon edhe tortën për t’u fryrë qirinjve. Si një familje shqiptare sigurisht që nuk mungoi as muzika shqiptare ku të gjithë postuan video teksa kërcenin dhe këndonin  këngën “Romale” të Eli Farës. Një moment shumë i bukur ishte dhe kur Dua kërceu me Dukagjinin dhe “pista” ishte vetëm e tyre. Ndiqni videot më poshtë për të parë Dua Lipën teksa kërcen këngën e Eli Farës…

 

- SPONSOR -