Ka nisur nata finale e festivali të muzikës së lehtë “Kënga Magjike 2017”. Padyshim që edhe kjo mbrëmje finale e ediccionit të 19-të ka rezervuar surpriza. Mulliri.al ju sjell foto ekskluzive pak përpara fillimit të spektaklit, ku shihet se të gjithë artistët pjesmarrës jo vetëm që nuk janë të emocionuar, por të gjithë janë duke folur në telefon. Përmendim që sot do të shpallet fituesi i Këngës Magjike dhe zëra të shumtë pohojnë se kupën do ta rrëmbejë Anxhela Peristeri… megjithatë mbetet të presim e të shohim. Ndërkohë, shfletoni fotografitë që mulliri.al ju sjell, njësoj sikur ju të ishit në prapaskenë.

Është koreografja e njohur Kozeta Bakiu, prezantuesja e Këngës Magjike Arjola Shehu, padyshim Ardit Gjebrea, vëllëzërit korcarë, Endri dhe Stefi Prifti, Anxhela Peristeri, Stresi, bashkëprezantuesi Besart Kallaku, Rozana Radi, Xhesika Polo, Lind Islami etj.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face