- SPONSOR -Smiley face

Pas shumë akuzave ndaj ish aktorëve të spektaklit të humorit “Portokalli” ku këta të fundit akuzonin regjisorin Altin Basha për largimin e tyre, regjisori Basha ka zbuluar vetë arsyen e largimit të të vetmit aktor, emri i të cili nuk është përfshirë asnjëherë në “sagën e largimeve”. Fjala është për Ermal Mamaqin. Sipas Bashës, Ermali është larguar nga spektakli për fustanet e nuseve, pra, i pëlqeu më tepër të merrej me biznes dhe nuk pati asnjë problem.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem.E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”, është shprehur regjisori Basha në bisedën me studentet e Universitetit Europian të Tiranës.

- SPONSOR -Smiley face