Ajo është një këngëtare me famë botërore dhe ka miliona fansa nëpër botë. Shqiptarja jonë Bebe Rexha është një nga këngëtaret më in të momentit dhe të gjithë jemi kuriozë se çfarë po ndodh me jetën e saj. Për këtë ka folur vet këngëtarja me origjinë shqiptare ku ka pranuar se ajo është e sëmurë dhe nuk ka më turp ta thotë:

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua!”- ka shkruar Bebe në Instagram ndërsa të gjithë fansat janë gjetur krahë saj për ta mbështetur…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -