Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar drejt Kalifornisë. Ajo atje pritet të mbajë koncertin e saj të radhës, në kuadër të festës së Halloweenit, në qytetin Universal. Artistja me origjinë nga Dibra, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me balerinët e grupit të saj, të cilët ishin maskuar dhe të bërë gati për performancën në natën e sotme.

Ndërkohë, e njëjta teksa ka qëndruar gjatë ditës në Universal, ajo nuk ka hezituar të dhurojë “twerk” në mes të qytetit, para qindra të pranishmëve. Teksa dridhte të pasmet e saj, një person i maskuar me sharrë motorike qëndronte pas saj, duke e bërë skenën më “të frikshme”. Përkundrazi, të pranishmit kanë qeshur me këtë spektakël të dhuruar nga këngëtarja shqiptare. Bebe Rexha përndryshe së fundmi publikoi klipin e këngës “You Can’t Stop the Girl”, që është kolona zanore e “Maleficent 2”, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face