Bebe Rexha është këngëtarja me origjinë shqiptare e cila është kthyer ndër të parapëlqyerat e shumë personave në të gjithë botën. Fansat e saj nuk mungojnë, janë nga më të shumtët, nga vende të ndryshme dhe në mosha të ndryshme. Së fundmi, Bebe ka marrë një video-mesazh mjaft emocionues nga një fansi i saj 67-vjeçar dhe nipi i këtij të fundit.

Këngëtarja ka publikuar këtë video në profilin e saj në “Instagram” dhe tregon se është mjaft e emocionuar nga video mesazhi. “Përshëndetje Bebe, unë jam një fans i yti, e dua muzikën tënde dhe zërin tënd, dhe a e di që nipi dhe mbesa ime çmenden pas teje”, thotë në video 67-vjeçari. Gjithashtu në video shfaqet edhe nipi i tij, i cili i tregon këngëtares me famë botërore se gjyshi i tij dëgjon këngët e saj. “Hey çkemi Bebe, ky është gjyshi im dhe ai është fans i yti. Aktualisht ai është duke dëgjuar këngën “I’m gonna show you crazy”, thotë i vogli.

View this post on Instagram

This is just 🖤😭😭😭😭 @littlebebe721

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face