Paparacit janë një nga gjërat që Bebe Rexha urren më shumë dhe këtë e ka thënë shpesh në intervista të ndryshme. Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare është acaruar nga një foto që kishte shpërndarë një fotograf në rrjetet sociale. Bebe duket në gjendje jo shumë të mirë dhe është e veshur thjesht dhe pa make-up.

Ajo shkroi në Instagram : “I urrej këto fotot që më bëjnë paparacit por e dini pse po e postoj, sepse është reale. Po blija ushqime dhe bileta lotarie. Me që ra fjala, fitova 25 dollarë”. Bebe është një personazhet e rrallë të showbiz-it që nuk ka komplekse me veten e saj dhe është një nga këngëtaret më inspiruese pasi shpesh poston mesazhe të rëndësishme për femrat.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face