Si për të festuar ditëlindjen e saj, Bebe Rexha zgjodhi që të postonte një foto e zhveshur dhe në një pozicion tepër sexy. Fotoja bëri bujë dhe pati shumë reagime si pozitive dhe negative. Në një intervsitë të shkurtër për “E! News” këngëtarja ka treguar se as që e kishte menduar atë gjë dhe se fotoja është shkrepur nga parukieria e saj gjatë kohës që ajo po bëhej gati për një koncert.

“Ju betohem se nuk e kisha planifikuar atë gjë. Kur e pash foton mendova: ‘Wow, dukem shumë seksi dhe nuk e di nëse do të dukem sërish kështu dhe ndihem mirë për veten time. Kështu që do ta postoj”, ka treguar Bebe. Megjithatë ajo ka shtuar se megjithse pati mbështetjen e shumë personave për publikimin e asaj fotografie, babai i saj e kritikoi sërish. “Tashmë jam një grua e rritur plotësisht. Babai im sapo e pa tha: ‘Oh Zot. Të lutem fshije foton menjëherë’. Ndërsa unë ju përgjigja: ‘Jo. Nuk ka për të ndodhur’”, ka thënë këngëtarja për “E! News”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face