- SPONSOR -Smiley face

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, vazhdon dhe bën një punë tepër të përkushtuar duke i dhënë politikës ngjyra pozitive dhe premton se gjithçka do të shkojë në nivele tepër të larta.

Është sipërmarrës i dalluar, president i një kompanie konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër, por edhe politikan i njohur.

Fjala është për Behgjet Pacollin, njeriun e suksesshëm në disa fusha të ndryshme. Vitet e fundit, Pacolli ka qenë më i angazhuar në skenën e politikës kosovare. Behgjet Pacolli është djali i Isa dhe Nazmije Pacolli. Nuk dihet nëse pjesëtarët e tjerë të familjes Pacolli kanë patur suksese të njejta, por është fakt që Behgjeti është një nga 10 fëmijët e familjes së tij, i cili ia doli të kishte një karrierë të suksesshme dhe një jetë të adhurueshme, edhe pse jetoi në kushte të vështira kur ishte fëmijë.


Fakti që ka qenë një nxënës e më pas student i shkëlqyer, ka bërë që Pacolli të shndërrijë në shumë fusha të jetës. Në vitet ’70-të ai emigroi në Hamburg, Gjermani, ku u diplomua në ekonomi, si dhe u specializua në marketing dhe menaxhim. Në vitin 1974, përfundoi shërbimin ushtarak dhe u rikthye në Kosovë. Më 1976, Pacolli shkoi në Zvicër ku u bë njëri nga top menaxherët e Inerplastica, kompani inxhinierimi dhe biznesi e cila merrej me kemikale dhe plastikë në bashkëpunim me shtetet e bllokut sovjetik.


Pacolli ka qenë i martuar me këngëtaren me origjinë italo-shqiptare Anna Oxa, nga viti 1999 deri më 2002. Momentalisht ai është i martuar me znj, Masha, baba i tre djemve, Isa, Diar dhe Arman, dhe i tri vajzave të mrekullueshme, Arbëresha, Selena, Hana. Në vitin 2011, ai u zgjodh President i Republikës së Kosovës.

Megjithëse ai këmbëngul në punën e vazhdueshme dhe është mjaft i përkushtuar në atë që bën, Pacolli mbi të gjitha është njeri shumë i dhënë pas familjes, dhe nga gjërat më të rëndësishme të tij, familja gjithmonë mban vendin e parë.
Duhet theksuar se për gjithcka që ka arritur, ka luftuar fort. Sot, Behgjet Pacolli është personi më i pasur në botë me shtetësi nga trojet shqiptare.

- SPONSOR -Smiley face