Prej disa ditësh lajmet se Dua Lipa është lidhur me vëllain e modeleve Gigi dhe Bella Hadid pushtuan mediat. Dua vjen nga një ndarje me shefin e kuzhinës Isaac Carew ndërsa Anwar u pa para viti të dilte me modelen Kendall Jenner. Por tani lidhja e Dua dhe Anwar është konfirmuar edhe nga ata të dy që postojnë foto dhe video duke u përqafuar dhe pranë njëri-tjetrit.

Por mesa duket ka edhe njerëz që nuk janë dakort për lidhjen e tyre. Motrat Hadid, Gigi dhe Bella, sipas mediave rozë nuk janë dakort për këtë lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa. “Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

Smiley face