Ditët e ftohta janë duke erdhur kështu që zbrazeni gardërobën nga rrobat e verës dhe nisni blerjet duke nisur nga trendet që do jenë në modë këtë sezon. Vetë Bella Hadid na tregon se trikot me kopsa (që ja u shohim shpesh nënave) janë në modë, disa kopsa të zbërthyera dhe jeni gati për të dalë. 23-vjeçarja po dilte për qejfin e saj për një shëtitje në New York dhe nga fotot e paparacëve ra në sy trikoja e zbërthyer që duket të jetë tendenca e këtij sezoni. Edhe pse është thjesht një triko, Bella i zbërtheu disa kopsa, nuk e veshi me gjë poshtë dhe duket tepër sexy. Epo çfarë prisni, në shumë dyqane mund t’i gjeni këto triko vetëm për 10$.

- SPONSOR -Smiley face