Vetëm dy ditë më parë në Dubai u inaugurua Resorti i parë i brand-it prestigjoz Bulgari, i cili tashmë është përfshirë edhe në fushën e hotelerisë.

Për hapje e madhe të Hoteleve Bulgari në Emiratet e Bashkuara, Bella Hadid u shfaq vezulluese e mbuluar nga një fustan të gjatë të mëndafshtë ngjyrë të verdhë, të markës Fendi. Fustani origjinal karakterizohet nga një rrip i zi  i shtrënguar në bel dhe me mëngë të gjata, por modelja ka menduar mirë t’a kombinoj me një rrip në formë zinxhiri dhe të ngrej mëngët lart. Çmimi i fustanit është USD$2,250.00

- SPONSOR -Smiley face

Modelja shkruan në Instagramin e saj se si një ambasadore e Bulgarit ndjehet e lumtur që është pjesë e hapjes absolutisht të mrekullueshme të Resortit në Dubai.

 

 

- SPONSOR -Smiley face