Me siguri që keni dëgjuar për Rodrigo Alves, një nga njerëzit më të njohur në botë për shkak të operacioneve plastike që ka kryer për ti ngjarë kukullës Ken. Pas 72 operacioneve plastike ai ka thënë mjaft dhe tani do rikthehet siç ishte. Në studion e “Pomeriggio Cinque” Rodrigo Alves rrëfen problemet e tij me shëndetin, por përjashton pas 70 ndërhyrjeve kirurgjikale, të rikthehet sërish në operacion. Hunda e tij po bie, është krijuar një vrimë: “Bëra ndërhyrjen e fundit në janar për ta sistemuar, isha mirë, por tani kam sërish problem. Jam i lodhur, mjaft”, thotë në sallonin e D’Urso përballë të ftuarve të cilët e ftojnë të bëj gjithçka duhet për të përmirësuar shëndetin. “Kam bërë 72 operacione pikërisht sepse kam patur shumë komplikacione, kam frikë, nuk dua ta di se çfarë ndodh”, shton 36 vjeçari.

 

- SPONSOR -Smiley face