Koleksioni i ri Ivy Park i Beyonce ka ngjallur komente në gjithë botën, por më së shumti në Britani. Kostumi i ri i lancuar duket në ngjyrë gati identik me atë të Sainsbury dhe kjo gjë nuk mundi të mos binte në sy të fansave nga dy palët. Komentuesit ‘kryqëzojnë’ Beyonce duke i thënë edhe kopjace, pasi kostumi i Sainsbury është lancuar më parë me atë ngjyrë. Duket se Beyonce ka gjetur frymëzimin e duhur, ndonëse kostumi i saj vjen në disa ngjyra. Por edhe Rihanna është një ndjekëse e frymëzuar nga Sainsbury, pasi në një foto të saj u vu re një çantë nga kjo markë. Beyonce ende nuk është përgjigjur për krahasimet që kanë bërë njerëzit, edhe vetë nga marka që ka kujtuar se ekziston si markë që në 1869, por me siguri do qeshë me memet dhe komentet rreth saj. Pasi shitjet dihet që do të jenë të mëdha. 

- SPONSOR -Smiley face